Vreshtaria Stone Castle

Therandë   

Vreshtaria dhe veraria “Stone Castle” në Rahovec është veraria më e madhe në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në rajon.

Stone Castle ka të punësuar rreth 260 punëtorë të rregullt ndërsa gjatë periudhës së vjeljes së rrushit angazhon edhe punëtorë të tjerë. Veraria Stone Castle prodhon rreth 12 milion litra verë, dhe pjesën me të madhe të saj e eksporton jashtë vendit. Gjermania Anglia, Austria, Belgjika, Zvicra dhe vende të tjera Evropiane janë vendet ku Stone Castle është prezente.

www.stonecastlewine.com